5 mënyra si të mësoni se çfarë mendojnë njerëzit për ju


2014-03-26_132414.jpg

“Marka” juaj është çfarë njerëzit presin nga ju. Është reputacioni juaj. Sipas enciklopedisë, “reputacioni” përcaktohet si “një opinion ndaj një personi; një rezultat i vlerësimit shoqërorë bazuar mbi disa kritere. Është i rëndësishëm në biznes, shkollë, në rrjetet sociale dhe në shumë fusha të tjera. Reputacioni lulëzon përmes përsëritjes. Sa më shpesh të shfaqni të njëjtën sjellje, aq më i fortë do bëhet reputacioni juaj.  “I forte”, nuk do të thotë domozdoshmërisht pozitiv. Një reputacion mund të jetë fortësisht negativ. Forca është një refleksion i konsekuencave të veprimeve. Ndërsa pozitiviteti ka të bëjë me cilësinë e ketyre veprimeve.

Marka bazohet mbi autincitetin. Duke bërë analizën e vetvetes, mund të zbuloni markën tuaj; kjo është vetëm gjysma e ekuacionit. Marka juaj gjendet në mendjet dhe zemrat e atyre që ju njohin, kështu që të kuptuarit e asaj se çfarë mendojnë njerëzit për ju, është thelbësore për markën tuaj.

Ndonjëherë mund të zbuloni gjëra të rëndësishme të menyrës se si njerëzit ju perceptojnë. Për shembull, mund ta shikoni veten si fleksibël dhe mëndjehapur, por ata që ju njohin mund t’ju përshkruajnë si të pavendosur dhe shpëlarë. Këto detaje janë shumë te rëndësishme per t’u zbuluar sepse do ju duhet gjithmonë që ta shpërndani markën tuaj në një mënyre që të përkthehet pozitivisht nga të tjerët.

Kërkimi i fidbekut mund të jetë i vlefshëm gjithashtu. Kur fidbekur përforcon atë çfarë dini për markën tuaj, mund t’i zhvilloni akoma edhe më tej këto pika të forta. Kur e shihni veten si të organizuar, dhe të tjerët e konfirmojnë këtë gjë, ju e zotëroni me të vërtetë këtë cilësi.
Pra, fidbeku ju informon rreth diferencave midis perceptimit tuaj dhe të tjerëve. Ky lloj fidbeku ndahet në tri kategori.

1. Pikat e verbëra - perceptimet e jashme për të cilat nuk jeni në dijeni

2. Mbipërdorimi - kur jeni duke i mbipërdorur pikat tuaja të forta, duke bërë që të duken më të dobta

3. Interpretimi - detajet e sjelljes kundër perceptimit

Pikat e verbëra janë gjërat që komunikoni pa pa e kuptuar. Kisha një klient, i cili e përpunonte informacionin duke u përkulur prapa karriges me një qëndrim të çangazhuar, dhe duke u ripërtypur për një farë kohe. Ajo çfarë ai mendonte është se njerëzit mendonin se ishte i pa interesuar. Nuk e kuptonin se kjo ishte mënyra e tij e të lidhurit me botën përreth.  Kur ai i mësoi këto perceptime, nuk vendosi që ta ndryshonte mënyrën e marrjes së informacionit, por ta shoqëronte atë me një komunikim të qartë.

Pikat e verbëra mund të funksionojnë edhe në anë të kundërt. Për shembull, së fundi kam punuar me dikë, fidbeku i të cilit ishte i hareshëm dhe argëtues. Dhe kur ai i mësoi këto gjëra që i thashë, kuptoi që këto perceptime shiheshin si pika e tij më e fortë . Aftësitë e tij për të çtensionuar situatat e tencionuara, mund të reduktojnë stresin e çdokujt dhe të bëjnë për të qeshur. Ai e kuptoi këtë aftësi, por nuk kuptoi që humori i tij është shumë i vlefshëm në punë.

Mbipërdorimi ndodh kur një pikë e fortë kthehet në detyrim. Kur jeni shumë profesionist dhe shumë pozitiv, duke thënë “po” për çdo gjë. Kur puna juaj vuan sepse jeni të mbiangazhur. Mbiangazhimi apo nevoja juaj për perfeksion mund t’i zhgënjejë të tjerët. Fidbeku është një mënyrë e mirë për të eksploruar mbipërdorimin.

Interpretimi i referohet atyre situatave kur mendoni se po veproni në mënyrë shumë të drejtë, por që në fakt është më pak e drejtë seç mendoni. Për shembull, punoja me dikë ishte shumë i drejtpërdrejtë, dhe mendonte se kjo gjë vlerësohej nga të tjerët. Ai e barazonte drejtpërdrejtësinë si “të rënit në pike”, eficent, transparent dhe i ndershëm. Pork kur kuptoi që të tjerët e shihnin drejtpërdrejtësinë si të ftohtë dhe jo interesante, e kuptoi se duhet të bënte disa rregullime në sjelljen e tij. Pasi bëri disa rregullime në sjellje, zbuloi që njerëzit kërkonin më shpesh opinionin e tij, dhe filluan t’i vlerësojnë më shumë fjalët e tij.

Jeni të gatshëm t’i bëni një kontroll reputacionit tuaj të vërtetë? Atëherë aplikoni njërën nga këto metoda, ose të gjitha. Janë të thjeshta për t’u implementuar, dhe rezultati do jetë i madh.

1. Rishqyrtoni. Vëzhgoni me vëmendje performacën tuaj me sytë e të tjerëve dhe me anë të fidbekut të tyre. Lexojini ata nga një këndvështrim i ri. Shihni për konsekuencë ose lidhje logjike: cilat fjalë ose tema ripërsëriten nga viti në vit për çdo person apo klient.

2. Dëgjoni me vëmendje çfarë fjalësh përdorin njerëzit kur ju përshkruajnë apo flasin për ju. Mos vallë, njerëz të ndryshëm përdorin fjalë të ndryshme për t’ju përshkruar? Njerëzit mund të thonë gjëra si “Ky ështe një djalë që s’ka hasur kurrë në një problem që s’e ka ndrequr”, ose “Kur çdokush i largohet problemit, ky tenton menjëherë ta ndreqë atë”.

3. Pyetni. Ekzistojnë një sërë mjetesh se si mund të merrni fidbek, përfshirë një sërë pyetësorësh të detajuar të bërë nga studiues të ndryshëm, si 360Reach, një pyetësor i zhvilluar nga kompania ime. Një mënyrë tjetër mund të jetë të ndërtoni vetë një pyetësorë për të marrë fidbek. (Disa mjete shumë efektive për të marrë fidbekë gjenden në librin Kompetenca Lidershipi; 2013, publikuar së fundi nga Marion Mardodaj, i cili gjendet në libraritë kryesore të Tiranës.

4. Vëzhgimi. Ekzistojnë shumë mënyra dhe mjete vëzhgimi që mund t’ju vinin në ndihmë për të bërë një vëzhgim sa më objektiv. Mund të ndërtoni pyetësorët tuaj duke përdorur shërbime si Survey Monkey.(Burimet në pikën 3 përmbajnë gjithashtu një sërë mjetesh cilësore vëzhgimi.

5. Pyesni trajnuesin tuaj. Në fakt kjo lidhet me faktin nëse jeni duke ndjekur një kurs për të zhvilluar performancën ose elemente të veçanta, në mënyrë që të pyesni personin që ju trajnon. Në të kundërt, mund të pyesni për fidbek çdo person që mendoni të përshtatshëm. (Në Shqipëri nuk ekzistojnë institucione të tilla trajnimi, por mjetet e pikës 3 mund të jenë të dobishme.

Kështu, të kuptuarit se çfarë të tjerët mendojnë per ju është një proçes kritik për markën tuaj. Fidbeku është pasqyra më e mire për të kuptuar reputacionin tuaj. Informacioni është pushtet. Kuptoni perceptimet e jashtme, pastaj bëni një plan që të zhvilloni markën tuaj.
Previous Post Next Post